Skip to main content
Menyja

I vetëpunësuar si zdrukthëtar në Kosovë

Puna si zdrukthëtar është për Qëndrimin një ëndërr profesionale e bërë realitet.

I vetëpunësuar si zdrukthëtar në Kosovë

Pas kthimit Qëndrimi është vetëpunësuar me sukses në Kosovë. DIMAK-u e përkrahu atë që të bënte realitet ëndrrën e tij.

Unë quhem Qëndrim dhe jam 30 vjeç. Jam zdrukthëtar. Jetoj me gruan dhe djalin tim në një fshat në veri të Kosovës. Familja ime jeton vetëm me të ardhurat që fitoj unë. Paga e ulët dhe mungesa e një sigurimi shëndetësor nga ana e shtetit në Kosovë ishin arsyet pse unë shkova në Austri në vitin 2005. Mendova se atje do gjeja punë shpejt dhe do fitoja para mirë. Për fat të keq realiteti qe ndryshe.

Autoritetet përkatëse në Austri më sistemuan në afërsi të qytetit të Lincit (Linz). U habita që duhej të qëndroja në një kamp refugjatësh dhe që nuk kisha të drejtë të punoja zyrtarisht. Duke qenë se më duhej të fitoja para, pas 8 muajsh u ktheva në Kosovë. Më vonë doli që ky vendim qe një kthesë në jetën time.

Qëndrimi mori përkrahje për aparatet dhe veglat e punës.

Një shans i ri

Pas kthimit dëgjova për herë të parë nga shokët për „Qendrën Gjermane të Informacionit për Migrim, Aftësim Profesional dhe Karrierë“ (Deutsches Informationszentrum für Migration, Ausbildung und Karriere, DIMAK). Shokët më treguan, që kjo qendër përkrah njerëzit që të riintegrohen. Informacione të tjera për këtë qendër mblodha në administratën e komunës sime, në Vushtrri. Atje mu rekomandua që të lajmërohesha direkt tek DIMAK-u në Prishtinë. Tek DIMAK-u këshilltari më tha që qendra mund të më përkrahë për të hapur një biznes privat. Unë doja ta shfrytëzoja këtë rast. Një zdrukthëtari timen e kam pasur gjithmonë ëndërr.

Përkrahje për pajisjen e punishtes

Së bashku me grupin këshillues të DIMAK-ut unë shtjellova një ide biznesi për firmën time. Kam përfituar nga këshillimet individuale dhe ato në grupe. Mora pjesë dhe në një trajnim për të vetëpunësuar. Aty mësova ndër të tjera edhe si bëhet kalkulimi i projekteve. Me aftësitë e reja ndjehesha i gatshëm të hapja biznesin tim privat.

Falë DIMAK-ut, jo vetëm që munda të mësoj diçka të re, por përfitova dhe vegla pune për zdrukthëtarinë. Përkrahja e qendrës qe e shumanshme. Pa këtë përkrahje nuk do të kisha mundur ta hapja biznesin tim.

Qëndrimi ka pasur sukses me firmën e tij. Ai planifikon që ta zgjerojë firmën që ka.

I vetëpunësuar dhe i suksesshëm ekonomikisht

Qysh prej 3 vjetësh tashmë jam i vetëpunësuar. Ndërkohë kam punësuar dhe dy punonjës që më ndihmojnë. Kam shumë porosi nga klientë. Momentalisht punoj në një ndërtesë pranë shtëpisë sime. Aty është dhe depoja ime e materialeve të drurit. Por ka pak vend. Prandaj dëshiroj të ndërtoj ose të blej një punishte të re që të ketë edhe depo. Dëshiroj ta zgjeroj aktivitetin tim, me qëllim që të marr përsipër më shumë porosi dhe të punësoj më shumë njerëz. Ky është qëllimi im.

Unë u rekomandoj të gjithë personave të kthyer, që t’i drejtohen DIMAK-ut. Grupi këshillues është i gatshëm të gjejë ofertën e përshtatshme për çdo person.

Botuar më: 3/2023
 

Ky tekst është shkruar në një gjuhë të thjeshtë. Qëllimi ynë është që ai të jetë i kuptueshëm mirë për të gjithë të interesuarit.

Pa përkrahjen e DIMAK-ut unë nuk do kisha mundur të krijoja firmën time
Qendrim

Më shumë Përvojat