Kjo faqe interneti u krijua me kujdesin më të madh të mundshëm. Megjithatë gabimet nuk mund të përjashtohen. Vërejtjet dhe korrigjimet që mund të keni, ju lutemi t’i dërgoni në këtë adresë e-mail-i E-Mail-Adresse. GIZ-i nuk merr përsipër asnjë lloj garancie për aktualitetin, korrektësinë, plotësinë ose cilësinë e informacioneve të vëna në dispozicion. Përjashtohet çdo lloj përgjegjësie për dëmet që mund të shkaktohen nga përdorimi i drejtpërdrejtë ose jo i drejtpërdrejtë i kësaj faqeje të internetit, për sa kohë që ato nuk bëhen me paramendim ose nga një pakujdesi e rëndë.
Nuk ekziston asnjë pretendim ligjor për shërbime që parashtrohen në këtë faqe interneti.
GIZ-i i rezervon vetes shprehimisht të gjitha të drejtat, për të ndryshuar, për të plotësuar, për të fshirë ose për të pezulluar përkohësisht apo përgjithmonë botimin, pa bërë lajmërim të veçantë për këtë gjë, për pjesë të faqeve ose për të gjithë ofertën.
Në këtë paraqitje në internet gjenden lidhje me faqe eksterne. Për përmbajtjen e faqeve eksterne të linkuara është gjithmonë përgjegjës ofruesi përkatës i tyre. Përmbajtjet e faqeve të huaja, për të cilat GIZ-i tërheq vëmendjen duke i linkuar, nuk pasqyrojnë mendimin e GIZ-it, por janë vetëm në shërbim të informacioneve dhe të paraqitjes së kontekstit. Në lidhjen e parë të linkut GIZ-i e ka verifikuar përmbajtjen e faqeve të huaja, duke pasur parasysh faktin nëse përmbajtja në fjalë mund të shkaktojë përgjegjësi civile ose penale. Por pa një mbështetje faktike për shkelje ligjore, nuk mund të pretendohet që të realizohet një kontroll i vazhdueshëm i përmbajtjes së faqeve eksterne të linkuara. Nëse GIZ-i konstaton ose i bëhet e ditur nga të tjerë, që një ofertë eksterne, të cilën ai e ka linkuar, shkakton një përgjegjësi civile ose penale, atëherë ai do ta anulojë linkun për këtë ofertë. GIZ-i distancohet shprehimisht nga përmbajtje të tilla.
Paraqitjet kartografike nuk përmbajnë asnjë njohje nga ana e së drejtës ndërkombëtare të kufijve dhe zonave.
Përmbajtjet në “Startfinder” janë të mbrojtura mbi bazën e ligjit për të drejtat e autorit. Fotografitë e përdorura – për sa kohë që është e nevojshme nga ana ligjore – janë të pajisura me referencat burimore. Për çdo lloj përdorimi të fotografive duhet të merret më parë miratimi i GIZ SHPK.
Mund të linkoni në “Startfinder”, në qoftë se pas hapjes së faqes “Startfinder” është përmbajtja e vetme e dritares së brauserit.