Cynthia është 31 vjeç dhe vjen nga shteti federal Edo në Nigeri. Ajo ka studiuar për mjekësi biokimike në Universitetin e Beninit (UNIBEN) dhe pas diplomimit në vitin 2012 kërkoi të gjente një vend pune të sigurtë. Përveç disa punësimeve të rastit përpjekjet e saj mbetën megjithatë të pasuksesshme.
Përmes një shoqeje Cynthia mësoi në prill të vitit 2019 për “Qendrën Gjermano-Nigeriane për Punësim, Migracion dhe Reintegracion” (Deutsch-Nigerianisches Zentrum für Jobs, Migration und Reintegration, NGC) në qytetin e Beninit. Kjo qendër përkrah popullsinë lokale dhe personat e kthyer në atdhe në kërkimin e një punësimi ose në hapjen e një biznesi. Ajo ushtrohet nga “Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar” (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit, GIZ). Qendra është pjesë e programit të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (Bundesministerium für wirtschaftliche Zusammenarbeit und Entwicklung, BMZ), të titulluar „Perspektiva Atdheu“ (Perspektive Heimat).