Kjo faqe e internetit u kriju me kujdesin ma të madh të mundshëm. Megjithatë gabimet nuk munden m´u përjashtue. Vrejtjet dhe korrigjimet që ndoshta i keni, ju lutemi me na i dërgue në këtë adresë e-mail-i [mailto:reintegration@giz.de]. GIZ-i nuk merr përsipër asnjë lloj garancie për aktualitetin, korrektsinë, plotsinë ose cilsinë e informatave të ofrueme. Përjashtohet çdo lloj përgjegjësie për damet që munden m´u shkaktue nga përdorimi i drejtpërdrejtë ose jo i drejtpërdrejtë i kësaj faqeje të internetit, për aq sa ato nuk bahen me paramendim ose nga një pakujdesi e randë.
Nuk ekziston asnjë pretendim ligjor për shërbime që paraqiten në këtë faqe të internetit.
GIZ-i i rezervon vetes shprehimisht të gjitha të drejtat, për me ndryshue, për me plotësue, për me fshi ose për me pezullue përkohësisht apo përgjithmonë botimin, pa ba lajmërim të veçantë për kët gja, për pjesë të faqeve ose për të gjithë ofertën.
Në këtë paraqitje në internet gjenden lidhje me faqe eksterne. Për përmbajtjen e faqeve eksterne të linkueme ashtë gjithmonë përgjegjës ofruesi përkatës i tyne. Përmbajtjet e faqeve të huja, për të cilat GIZ-i tërheq vëmendjen përmes linkut, nuk pasqyrojnë mendimin e GIZ-it, por janë vetëm në shërbim të informatave dhe të paraqitjes së kontekstit. Në lidhjen e parë të linkut GIZ-i e ka verifikue përmbajtjen e faqeve të huja, tue pasë parasysh faktin që përmbajtja e përmendun munden me shkaktue përgjegjësi civile ose penale. Por pa një mbështetje faktike për shkelje ligjore, nuk munden m´u pretendue që m´u realizue një kontroll i vazhdushëm i përmbajtjes së faqeve eksterne të linkueme. Nëse GIZ-i konstaton ose i bahet e ditun nga të tjerë, që një ofertë eksterne, të cilën ai e ka linkue, shkakton një përgjegjësi civile ose penale, atëherë ai ka me anulue linkun për këtë ofertë. GIZ-i distancohet shprehimisht nga përmbajtje të tilla.
Paraqitjet kartografike nuk përmbajnë asnjë njohje nga ana e të drejtës ndërkombëtare të kufijve dhe zonave.
Përmbajtjet në “Startfinder” janë të mbrojtuna mbi bazën e ligjit për të drejtat e autorit. Fotografitë e përdoruna – për aq kohë sa ashtë e nevojshme nga ana ligjore – janë të pajisuna me referencat burimore. Për çdo lloj përdorimi të fotografive duhet m´e marrë ma përpara miratimin i GIZ SHPK.
Mundeni me linkue në “Startfinder”, në qoftë se mbas hapjes së faqes “Startfinder” ashtë përmbajtja e vetme e dritares së brauserit.