Drejtuese e DIMAK-ut në Kosovë
Si drejtuese e DIMAK-ut në Kosovë unë dëshiroj t’u ofroj personave të kthyer një koncept tërësor lidhur me këshillimin. Në qendrën e informacionit ne ofrojmë përkrahje për personat që kërkojnë punë ose që duan të hapin një biznes. Ne ofrojmë këshillime individuale, kualifikime dhe përkrahje psikosociale.
Detyra ime si drejtuese e DIMAK-ut është që të siguroj cilësinë e këshillimit dhe të përmirësoj vazhdimisht shërbimin. Unë kam punuar për shumë vite jashtë në fushat e papunësisë së të rinjve, të emigracionit dhe menaxhimit të projekteve.