Skip to main content
Menyja

I vetëpunësuar me firmën time për ndërtime me gips

Bashkimi ka ndërtuar të ardhmen e tij në Kosovë: përmes firmës së tij në fushën e ndërtimeve me gips.

I vetëpunësuar me firmën time për ndërtime me gips

Unë quhem Bashkim dhe jam 31 vjeç. Unë merrem me ndërtimet me gips dhe banoj në një fshat në afërsi të qytetit të Podujevës në Kosovë. Përpara se të emigroja në Gjermani, punoja si kamerier. Në Gjermani shkova për të fituar më shumë para.

Përkrahje përpara dhe pas kthimit  

Në Gjermani pata punuar në fushën e ndërtimeve me gips. Por kërkesa ime për azil u refuzua, kështu që m’u desh të kthehem në Kosovë. Megjithëse m’u desh të largohesha shpejt nga Gjermania, përsëri përfitova përkrahjen e një këshilltareje për riintegracion. Duke qenë se koha ishte shumë e pakët, ne vetëm telefonuam me njëri-tjetrin. Ajo më shpjegoi se çfarë përkrahje mund të përfitoja pas kthimit. Gjatë kohës që isha akoma në Gjermani ajo më ndërmjetësoi kontaktin me grupin e punës së „Qendrës Gjermane të Informacionit për Emigracion, Aftësim Profesional dhe Karrierë“ (Deutsches Informationszentrum für Migration, Ausbildung und Karriere, DIMAK) në Prishtinë. 

Për fillimin e punës së tij në ndërtimet me gips Bashkimi përfitoi nga DIMAK-u pajisje pune.

Pasi u ktheva në Kosovë shkova tek DIMAK-u. Grupi këshillues përkrah personat e kthyer si puna ime gjatë fillimit të tyre të ri në Kosovë, në mënyrë që ta kenë të lehtë për t’u përshtatur përsëri. DIMAK-u ofron trajnime për hapjen e një biznesi privat, ndërmjetëson kualifikime dhe jep përkrahje gjatë kërkimit të një vendi pune.

Pajisje pune për firmën private

Bashkë me grupin këshillues unë zhvillova idenë time të biznesit. Kisha vendosur të hapja një aktivitet privat si i vetëpunësuar dhe të vazhdoja të punoja në fushën e ndërtimeve me gips. DIMAK-u më siguroi përveç të tjerave edhe pajisjet për të filluar punën në fushën e ndërtimeve me gips. Kjo ka ndodhur një vit më parë. Me këto pajisje unë arrita të hap firmën time private në fshatin tim. Me ofertat e DIMAK-ut unë dëshiroj ta zhvilloj më tej firmën time, të kualifikohem dhe të punësoj edhe të tjerë në të ardhmen.

Sot jam i gëzuar, që u ktheva në Kosovë dhe jam i vetëpunësuar. Falë përkrahjes së DIMAK-ut jam bërë ekonomikisht i pavarur dhe e shikoj me optimizëm të ardhmen.

Përkrahja për kthimin e Bashkimit

Në kthimin e suksesshëm të bashkimit ndikuan:

Gjendja: 06/2022

Unë jam i gëzuar që u ktheva në Kosovë
Bashkimi

Më shumë Përvojat