StartHope@Home përkrah refugjatët si dhe emigrantet e emigrantët në Gjermani për hapjen e një biznesi në vendet prej nga vijnë. Të interesuarit këshillohen edhe gjatë kohës së krizës për shkak të pandemisë. Si funksionon ky këshillim ua shpjegojnë Katherine Kellein dhe Ziad El-Sabbagh. Ata janë trajnerë në landin e Bavarisë dhe të Nordrajn-Vestfalenit (Bayern, Nordrhein-Westfalen). StartHope@Home është një program i agjencisë Social Impact, një agjenci për inovacione sociale. Kjo agjenturë është partnere në projektin „Perspektiva atdheu“ (Perspektive Heimat).
Si ka ndryshuar puna juaj gjatë pandemisë së koronës?
Katherine Kellein (KK): Ne ofrojmë tani këshillime dhe trajnime online ose në telefon. Më parë pjesëmarrëset dhe pjesëmarrësit vinin kryesisht një herë në javë tek ne në Social Impact Lab për të marrë pjesë në trajnimet personale ose në aktivitetet në grupe. .
Cilat janë sfidat e mënyrës së re të komunikimit?
KK: Në strehimoret ku jetojnë pjesëmarrësit shpesh nuk ka WLAN. Kështu që mbetet i mundshëm vetëm trajnimi në telefon. Kjo mundësi nuk lejon që të punohet edhe aq mirë lidhur me përmbajtjen. P.sh. është e vështirë të bësh një kalkulacion në telefon. Për këtë arsye ne përpiqemi të gjejmë zgjidhje përmes krediteve në internetit ose përmes aksesit me hotspot.