Skip to main content
Menyja

Një startim i ri me shitore vetiake

Derrick ka një shitore për pajisje shtëpiake.

Një startim i ri me shitore vetiake

Unë quhem Derrick, jam 29 vjeç dhe vij nga Gana. Kam studiuar informatikë, por nuk munda të gjej punë në atdheun tim. Në vitin 2014 erdha si turist në Gjermani, pastaj qëndrova dhe gjeta punë në një restorant. Por jeta ime nuk qe ashtu siç e kisha menduar unë.

Nuk ndjehesha mirë në dhe të huaj, megjithëse kisha mësuar gjermanisht dhe kisha gjetur punë. Më merr malli për miqtë dhe familjen time. Nga malli për atdheun dëgjoja shpesh transmetime në radio nga Gana. Në radio mësova edhe për „Qendrën Gjermano-Ganeze për Punësim, Migracion dhe Riintegrim“ (Deutsch-Ghanaischen Zentrum für Jobs, Migration und Reintegration) në Accra. U lidha me këtë qendër. Punonjësit atje më dhanë të dhënat për të kontaktuar në Gjermani me një këshilltar (scaut) për riintegrim.

Këshilltari (scout) më shpjegoi mundësitë për t’u kthyer në Ganë dhe për të ndërtuar një të ardhme atje. Pastaj unë vendosa të kthehem vullnetarisht. Në vitin 2018 erdhi koha për ta bërë këtë gjë. „Qendra Gjermano-Ganeze për Punësim, Migracion dhe Riintegrim“ më siguroi një strehim. Kështu që pas kthimit unë e dija menjëherë se ku mund të shkoja.

Hapi tjetër ishte pjesëmarrja në një trajnim për personat që dëshirojnë të hapin një biznes. Atje mësova se si krijohet një firmë. Përveç kësaj bëra një praktikë tremujore, nga e cila përftova shumë dije praktike.

Përmes „Fondacionit të Arkës së Kursimeve“ (Sparkassenstiftung) mora një kredi për të krijuar firmën time. Vendosa të hap një shitore me pajisje shtëpiake. Në shitore unë kam gjithashtu dhe një filial për „Mobile Money“. Ky filial ofron mundësinë për të bërë kalime parash përmes celularit. Firma ime ecën mirë. Unë mund ta financoj vetë jetën time.

Stand: 12/2019

Unë jam krenar që ia kam dalë mbanë me një fillim të ri në atdheun tim.
Derrick, Ghana

Më shumë Përvojat