Unë quhem Taif. Jam 35 vjeç, i martuar dhe kam dy djem. Doja të ndërtoja në Gjermani një jetë në siguri për familjen time dhe me një perspektivë profesionale.
Por atje nuk morëm një leje qëndrimi. Pasi u kthyem në Irak gjetëm atë që kërkonim. Me pak kapital fillestar unë munda të hap një ofiçinë për makina.
Përpara se të largoheshim për në Gjermani unë fitoja para si punëtor me ditë në një kantier ndërtimi. Ndihmoja si saldator gjatë shtrimit të tubacioneve për ujë dhe telave elektrikë. Në vitin 2015 gjendja në Irak lidhur me sigurinë u keqësua dhe ne shkuam në Gjermani.