Skip to main content
Menyja

Një rrobaqepësi vetiake në Marok

Saidi kreu një trajnim për hapjen e një biznesi privat.

Një rrobaqepësi vetiake në Marok

Unë quhem Said dhe jam rritur në krahinën Fès në Marok. Atje mësova dhe profesionin e rrobaqepësit. Duke qenë se mendoja që në një vend tjetër do të kisha shanse më të mira, në vitin 2015 shkova fillimisht në Turqi dhe pastaj në Greqi. Pastaj erdha në Gjermani. Atëherë isha 30 vjeç dhe shpresoja që në Gjermani të gjeja mundësi profesionale.

Në të vërtetë atje munda t’i zgjeroj dijet e mia profesionale në një shkollë profesionale. Por pas gati dy vitesh më skadoi leja e qëndrimit në Gjermani. Në vitin 2017 duhej të kthehesha në Marok. Në fillim ishte e vështirë, por pastaj mësova për ekzistencën e “Qendrës Informative Gjermano-Marokene për Migracion dhe Integrim Profesional” (Marokkanisch-Deutsches Informationszentrum für die Migration und berufliche Eingliederung, shkurt EIMA) në Casablanca. Miqtë dhe të afërmit më ndihmuan të guxoj përsëri dhe ma përforcuan mendimin për të kërkuar këshillim në këtë qendër.

Kjo gjë më ndihmoi shumë, sepse mua m’u ndërmjetësua një shkollim profesional. Gjatë këtij shkollimi munda të fitoj njohuritë bazë se si mund të hap një biznes, ku duhet bërë kujdes dhe cilat gabime duhet të shmangen. Së bashku me punonjëset dhe punonjësit e EIMA-s unë përpilova një plan biznesi për një rrobaqepësi private të cilën dëshiroj ta hap së shpejti.

Kjo nuk është gjithçka. Me përkrahjen e qendrës unë planifikoj të marr pjesë në një kurs kundër analfabetizmit që të kem mundësi ta drejtoj mirë rrobaqepësinë time. Unë jam shumë mirënjohës për përkrahjen dhe perspektivat e reja që m’u ofruan.

Botuar më:  01/2019

Sot kam përsëri besim për një të ardhme më të mirë.
Said, Marok

Më shumë Përvojat