Skip to main content
Menyja

Integrimi në punë vazhdon, por tjetërlloj

Integrimi në punë vazhdon, por tjetërlloj

Trajnimet nuk janë të mundura, po ashtu edhe largimi nga Gjermania – dhe tregjet e punës në vendet e origjinës bien gjithmonë e më shumë nën presion. Për këtë arsye projekti Newplacement International (NPI) është pozicionuar rishtas në kohën e krizës së koronës. NPI është një iniciativë e Arsimimit dhe Kualifikimit Profesional (BBQ: Bildung und Berufliche Qualifizierung). Në këtë rast bëhet fjalë për një ndërmarrje të Entit për kualifikim profesional në sektorin ekonomik në landin e Baden-Vyrtembergut (Baden-Württemberg), (Bildungswerks der Baden-Württembergischen Wirtschaft). Katër pyetje dhe përgjigje lidhur me situatën aktuale.

Si punon normalisht Newplacement?
Si partner i projektit „Perspektiva atdheu“ planifikon Newplacement International (NPI) së bashku me refugjatët si dhe me migrantet dhe migrantët kthimin e tyre në vendet prej nga vijnë. „Vendimtare në këtë planifikim janë shanset për punë“, thotë Marco Lietz. „Fillesa e punës sonë është: nëse pjesëmarrëset dhe pjesëmarrësit në projekt largohen nga Gjermania, duhet të kenë një ide se si do të vazhdojë jeta e tyre më tej. Në një rast ideal ata fillojnë direkt pas kthimit në atdheun e tyre një punë me kohë prove.“ Lietz e di që kthimi në shumë raste funksionon me pengesa të paplanifikuara. Për këtë arsye NPI përkujdeset për personat që dëshirojnë të kthehen në bashkëpunim me Qendrat Këshilluese për Migracion të GIZ-it në vendet e origjinës.

Çfarë ka ndryshuar në këshillim për shkak të krizës së koronës?
„Qualifizierung und Jobvermittlung bleiben gefragt“, sagt Marco Lietz. Nach einem kurzenAllerdings sei ein Rückgang zu Beginn der Corona-Pandemie steige Teilnehmerzahlen durchaus spürbar – schlicht und einfach, weil es im Moment nicht möglich ist, in die Zahl der Ratsuchenden inzwischen wieder deutlich. Allerdings  Heimat zurückzukehren. Und natürlich sieht man beim Bildungswerk der Baden-Württembergischen Wirtschaft natürlich auch, dass die Ökonomien und damit die Arbeitsmärkte in den Herkunftsländern unter Druck geraten
“Kualifikimi dhe ndërmjetësimi i vendeve të punës mbeten të kërkuara”, thotë  Marco Lietz. Në fillim të pandemisë së koronës ra numri i personave që kërkojnë këshillim, por ndërkohë ai është rritur përsëri në mënyrë të ndjeshme.
Përveç kësaj shihet natyrisht edhe në Entin për Kualifikim Profesional në Sektorin Ekonomik në Landin e Baden-Vyrtembergut (Baden-Württemberg) që ekonomitë dhe bashkë me to edhe tregjet e punës në vendet e origjinës momentalisht  gjithashtu janë nën presion. “Normalisht ne kemi shumë kontakte me firma në gastronomi, kjo mundësi është e kuptueshme, sepse personat që kthehen kanë njohuri të gjuhës gjermane dhe mund të kuptohen me klientët gjermanë nëpër hotele.” Por për vende pune në gastronomi për fat të keq as që bëhet fjalë për periudhën në vazhdim, vijon Lietz.

Cilat janë alternativat?
„Ne duhet të kontaktojmë tani më shumë se më parë firma nga degë të tjera të ekonomisë.” Lietz shikon shanse në fushat e logjistikës së ushqimeve, shëndetësisë dhe zhvillimit digjital. Kështu Enti për Kualifikim Profesional në Sektorin Ekonomik në Landin e Baden-Vyrtembergut (Baden-Württemberg) ofron për shembull një kurs një mujor për kualifikim bazë digjital dhe merr parasysh formatet e reja. „Këtë kurs ne mund ta ofrojmë edhe në  mandinka, një ndër gjuhët veçanërisht të përhapura në Gambia. Kursi zhvillohet si vebinar me një trajner në Gambia. Para disa muajsh as që e kishim menduar një gjë të tillë.”

A i jep kriza e koronës një shtysë këshillimit digjital?
„Kualifikimi dhe ndërmjetësimi në punë janë duke ndryshuar rrënjësisht për momentin”, thotë Lietz. “Këto dy aspekte gjithsesi kishin pësuar një transformim përmes industrisë 4.0. Tani kjo gjë po bëhet më shpejt.” Qysh përpara 2 vitesh Enti për Kualifikim Profesional ka filluar të zhvillojë një koncept për të mësuarit online. Lietz e pranon që në fillim kishte një qëndrim skeptik karshi këtij drejtimi. „Unë mendoja, se nuk është e mundur që të zëvendësohet kontakti personal.” Dhe realisht kjo gjë është akoma një avantazh, nëse ke mundësinë t’i njohësh të paktën një herë personalisht personat që dëshirojnë të kthehen. Më pas mund të bisedohen shumë gjëra përmes rrugës digjitale. Edhe gjatë trajnimeve duhet parë se në cilat raste është vërtet e domosdoshme prezenca. „Nëse bëhet fjalë për gastronominë, nuk është e mundur që të bëhet gjithçka me rrugë digjitale. Në të kundërt një trajnim për intervistat për vend pune funksionon shumë mirë online.” Nga ana tjetër për të mësuarit online flasin natyrisht edhe arsyet ekologjike. „Rruga online krijon gjithashtu kontakt me më shumë njerëz.” Përfundimi i Lietz-it: „Integrimi në punë vazhdon më tej, por tjetërlloj.”

Ne duhet të kontaktojmë tani më shumë se më parë firma nga degë të tjera të ekonomisë, p.sh. në fushat e logjistikës së ushqimeve, shëndetësisë dhe zhvillimit digjital.
Marco Lietz

More blog posts