Kosovë: Të punosh si rrobaqepëse e vetëpunësuar
Afërdita ka zbuluar pasionin e saj për të qepur. Falë përkrahjes së DIMAK-ut ajo lëvron me sukses një rrobaqepësi të vetën.
Më shumë informacione >Të dashur vizitorë,
Pas dhjetë vitesh pune të përkushtuar në fushën e migrimit, kthimit dhe riintegrimit, Qendra Gjermane e Informacionit për Migrim, Trajnimin Profesional dhe Karrierë (DIMAK) në Kosovë do të mbyllet në dhjetor 2025. Nëse jeni duke kërkuar mbështetje për kthim dhe riintegrim ose shërbime që lidhen me migracion, punësim dhe kualifikime, ju lutemi të kontaktoni institucionet e mëposhtme:
Për mbështetje për kthim dhe riintegrim
Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme
Adresa: Rr. Luan Haradinaj p.n., Prishtinë, 10000, Kosovë
Tel: +383 (0) 38 200 76 730
Për shërbime migrimi, punësimi dhe kualifikimi
Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës
Adresa: Rr. Tirana, Prishtinë, 10000, Kosovë
Tel: +383 (0) 38 200 26 262
Web: aprk.rks-gov.net
Ne ju informojmë lidhur me mundësitë tuaja për të emigruar në Gjermani dhe në Europë ose edhe për ato brenda rajonit tuaj - me qëllimin për të punuar atje ose për t’u kualifikuar më tej profesionalisht. Ju mund të na drejtoheni edhe nëse jeni i/e riatdhesuar në Kosovë. Ne ju këshillojmë për shembull gjatë kërkimit të një pune ose në hapjen e një biznesi privat.
Këshillimi përmes qendrave tona është i mundur për të gjithë. Ai është falas, në mirëbesim dhe pa detyrime.
Mundësi punësimi në Kosovë
Nëse po kërkoni për mundësi punësimi në Kosovë, vizitoni portalin e punësimit në Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës.
Mësoni gjermanisht në qendrën Goethe
Jeni të interesuar për të mësuar gjermanisht? Shikoni kurset e ofruara nga Qendra Goethe.
Studioni në Gjermani me DAAD
Po mendoni të studioni në Gjermani? Zbuloni mundësitë dhe gjeni informacioni të vlefshme në Shërbimin Gjerman të Shkëmbimit Akademik (DAAD).
Gjithçka rreth emigrimit në Gjermani
A dëshironi të punoni dhe jetoni në Gjermani? Make it in Germany ofron informacione në lidhje me procedurat e hyrjes dhe vizave, gjetjen e punës dhe jetën në Gjermani. Për të zbuluar mundësitë tuaja për të punuar në Gjermani, mund të vizitoni faqen zyrtare të Agjencisë Gjermane të Punësimit.