Skip to main content
Menyja

Startfinder është ndihma juaj për të filluar.

Nëse dëshironi t’i jepni një formë të re të ardhmes suaj.
Nëse keni nevojë për këshillim.
Startfinder ju ndihmon më tej.

Graphic start finder logo

Startfinder ju informon për mundësitë

Startfinder është një program i qeverisë federale gjermane. Ofertat përkrahin njerëzit për të gjetur perspektiva të reja: në vendet e tyre të origjinës ose në rrugëtimin e tyre për në Gjermani, BE ose brendapërbrenda rajonit të tyre.

Collage with photos of people from different countries and their personal experience reports.

Startfinder u drejtohet …

... njerëzve që dëshirojnë të emigrojnë në Gjermani, në Bashkimin Europian (BE) ose brenda rajonit të tyre dhe dëshirojnë të informohen.

... njerëzve nga Gjermania ose nga vende të tjera, të cilët janë kthyer në vendin e tyre të origjinës dhe kanë nevojë për ndihmë gjatë riintegrimit.

... veçanërisht njerëzve që kanë nevojë për mbrojtje në vendet e tyre të origjinës, të cilët kërkojnë perspektiva atje.

Startfinder ofron informacione lidhur me vendet në vijim

Në këto vende ekzistojnë Qendrat për Emigracion dhe Zhvillim. Qendrat këshillojnë për tema të ndryshme, për shembull: Çfarë mundësish ka për të shkuar në mënyrë të rregullt në një vend tjetër dhe për të punuar atje. Çfarë duhet bërë për këtë dhe si mund të përgatitesh. Ose si mund të gjesh punë a të hapësh një biznes privat pas kthimit. Përveç kësaj grupet këshilluese ofrojnë informacione për ndihmën mjekësore dhe psikosociale, për përkujdesjen dhe arsimimin e fëmijëve dhe për kërkimin e banesës.

Ju mund të mësoni për qendrat e konseils në pages suivants:

Këshillimi është falas dhe pa detyrime

Këshillimi përmes qendrave tona është i mundur për të gjithë, nuk kushton dhe është në mirëbesim. Sipas nevojës që keni dhe kushteve këshilltaret dhe këshilltarët ju ndërmjetësojnë në një trajnim ose ju përkrahin për bërjen e kërkesave.

Ja çfarë do të gjeni në këtë faqe interneti

Këshillim:

Këtu ju gjeni kontaktet lidhur me qendrat këshilluese në vendet e origjinës. Klikoni në pikën e menysë këshillim dhe zgjidhni një vend. Aty ka edhe informacione për ofertat e qendrave si trajnime apo aftësime profesionale.

Rrëfime:

Nën pikën e menysë informacione përvoje personale njerëzit tregojnë historitë e tyre personale. Ata informojnë se si janë përkrahur dhe si janë ndjerë më pas. Përveç kësaj punonjëset dhe punonjësit në qendrat këshilluese paraqesin momente të punës së tyre dhe prezantohen programe të ndryshme.

Videot:

Ne kemi bërë dhe video për ju. Videot i gjeni në faqet përkatëse për vendet. Ose mund të na vizitoni në kanalin e YouTube "Startfinder". Atje i gjeni të gjitha videot bashkë.

Kush e organizon Startfinder?

Startfinder është një ofertë e GIZ-it, që është "Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar" (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit, GmbH). GIZ-i e organizon Startfinder me porosi të "Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim"(Bundesministeriums für wirtschaftliche Zusammenarbeit und Entwicklung, BMZ).