Këshillimi përmes qendrave tona është i hapur për të gjithë.
Ai është falas dhe pa detyrim. Sipas nevojave që keni, këshilltaret dhe këshilltarët ju ndërmjetësojnë në një trajnim ose ju shoqërojnë në hapat që duhet të bëni për të përfituar përkrahje. Kërkesa për përkrahje mund të jetë e lidhur me kushte të ndryshme, p.sh. me një pagë minimale ose me përfundimin e një shkollimi të caktuar.