Skip to main content
Menyja

Fillim i ri me një punë të ëndërruar

Ky link hap një video në YouTube. Ju lutem keni parasysh rregullat e privatësisë në fuqi.

Konfirmo

Fillim i ri me një punë të ëndërruar

Emri im është Glory. Unë vij nga Nigeria dhe jam 29 vjeç. Para 10 vitesh u përpoqa të emigroj në Europë. Por kjo gjë nuk funksionoi. Sot jetoj përsëri në Nigeri. Me pak ndihmë kam krijuar një markë mode personale. Kjo është historia ime:

Kur isha 19 vjeç, familja ime kishte nevojë urgjente për para. Kontrabandistët i premtuan nënës sime se do të më sillnin mua dhe vëllain tim Frankun në Europë. Ne do të punonim në Europë dhe do t’i dërgonim para familjes sonë në Nigeri. Por në Libi na rrëmbyen. Ajo çka përjetuam atje ishte e tmerrshme. Pas tre vjetësh për fat mua më liruan. Policia më ndërmjetësoi në Nations Camp dhe me ndihmën e një famullie munda të kthehem përsëri në Nigeri. Edhe im vëlla arriti të shpëtonte.

Shoqërim i rëndësishëm: Glory në bisedë me një këshilltar të NGC-së.

Pasi u ktheva në Nigeri fillova të bëj punë të rastit. Ndër të tjera edhe si pjatalarës. Një shoqe më tregoi për Qendrën Gjermano-Nigeriane për Punësim, Migracion dhe Riintegrim (Deutsch-Nigerianisches Zentrum für Jobs, Migration und Reintegration, NGC). Atje më këshilluan lidhur me profesionin. Unë kisha dëshirë të bëja diçka në fushën e modës. Kualifikimi tremujor profesional në një rrobaqepësi qe pikërisht ajo që më duhej. Edhe im vëlla e bëri këtë trajnim.

Në fund të kualifikimit NGC-ja na siguroi edhe makina qepëse. Pastaj ajo na përkrahu që të regjistroheshim si një firmë private. “Organizata ndërkombëtare për Migracion” (Internationale Organisation für Migration, IOM) na zuri me qira një dhomë pune. Tani ne kemi një biznes privat. Krijojmë dhe qepim veshje të modës. Franku është specializuar për modën e burrave. Unë bëj veshje të modës me masë për gra dhe qep gjithashtu edhe veshje për bebe.

Glory në rrobaqepësinë që e drejton së bashku me vëllain e saj.

Një ëndërr është bërë vërtet realitet. Jam shefe e vetvetes. Kësisoj ndjehem me më shumë guxim dhe e sigurtë. Cilësia e jetës në Nigeri nuk është ndoshta më e mira në botë, por Nigeria është atdheu im. Unë mund të bëj diçka këtu. Në të ardhmen dëshiroj të krijoj shkollën time të modës. Qëllimi im është të tërheq të rinj nga rruga, të cilët janë pa përkrahje. Nëse gjejnë një perspektivë në atdheun e tyre, atëherë ata nuk do të mendojnë për të emigruar. Në këtë mënyrë nuk do të bien në duart e trafikantëve të qenieve njerëzore.

Botuar më: 12/2020

Një ëndërr është bërë vërtet realitet. Jam shefe e vetvetes.
Glory

Më shumë Përvojat