Qendra Gjermane e Informacionit për Migrim, Aftësim Profesional dhe Karrierë (DIMAK), Prishtinë
Qendra Gjermane e Informacionit për Migrim, Aftësim Profesional dhe Karrierë (DIMAK), Prishtinë
Kontakti
Qendra Gjermane e Informacionit për Migrim, Arsim Profesional dhe Karrierë (DIMAK)
Arkitekt Karl Gega, Nr. 38
10000 Pristina
Kosovo
Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi na kontaktoni përmes Facebook Messenger, email (dimak-kosovo@giz.de) ose na telefononi në 038 233002 ext 807 / 802 / 801 / 815.
Qendra është e hapur për klientet duke u bazuar në masat e caktuara nga Qeveria. Për sigurinë e të gjithëve, klientëve ju kërkohet të mbajnë 1 meter distancë.
Maria Kostomay
Maria Kostomay
Drejtuese e DIMAK-ut në Kosovë
Si drejtuese e DIMAK-ut në Kosovë unë dëshiroj t’u ofroj personave të kthyer një koncept tërësor lidhur me këshillimin. Në qendrën e informacionit ne ofrojmë përkrahje për personat që kërkojnë punë ose që duan të hapin një biznes. Ne ofrojmë këshillime individuale, kualifikime dhe përkrahje psikosociale.
Detyra ime si drejtuese e DIMAK-ut është që të siguroj cilësinë e këshillimit dhe të përmirësoj vazhdimisht shërbimin. Unë kam punuar për shumë vite jashtë në fushat e papunësisë së të rinjve, të emigracionit dhe menaxhimit të projekteve.
Emine Dodiq
Emine Dodiq
Këshilltare
Unë jam psikologe. Kam bërë masterin për psikologji shkollore dhe këshillim dhe ofroj përkrahje psikosociale pranë DIMAK-ut duke bërë dhe këshillimin e parë. Nëse klientët kanë nevojë për një shoqërim më të gjatë terapeutik, atëherë unë i ndërmjetësoj ata në organizatat tona partnere.
Nëse keni nevojë për përkrahje, ejani tek unë në DIMAK. Unë ju informoj dhe ju këshilloj se çfarë mundësish ekzistojnë dhe si të orientoheni mirë në situatën e re jetësore në të cilën gjendeni pasi jeni kthyer.
Kaltrina Fejzullahu
Kaltrina Fejzullahu
Këshilltare
Unë jam juriste dhe punoj qysh prej vitit 2018 pranë DIMAK-ut. Merrem me emigracionin dhe riintegrimin. Këshillimin e ofroj online dhe nga zyra. Mund t’ju dëgjoj me vëmendje dhe t’ju përkrah në shumë fusha, për shembull gjatë riintegrimit në Kosovë.
Ju këshilloj lidhur me orientimin profesional dhe njohjen e diplomave. Ju përkrah, nëse shkruani aplikime, nëse hartoni një CV dhe nëse dëshironi të përgatiteni për intervista.