Skip to main content
Menyja

Ndërtova me sukses një fermë për pula

Ky link hap një video në YouTube. Ju lutem keni parasysh rregullat e privatësisë në fuqi.

Konfirmo

Ndërtova me sukses një fermë për pula

Unë quhem Charles. Jam 37 vjeç dhe vij nga Nigeria. Në atdheun tim arrita të kem sukses me një fermë pulash. Po të më kishte shkuar mendja më parë për këtë gjë nuk do të kisha emigruar kurrë. Tani jetoj përsëri bashkë me familjen time. Duke filluar rishtas me firmën time private tani mund ta ushqej familjen time.

Unë jam rritur në një familje të varfër – prindërit e mi ishin gjithmonë ngushtë për para. Këtë lloj jete nuk e doja për fëmijët e mi. Shumë shokë të mi  emigruan në Europë pas mbarimit të shkollës dhe dërgonin para prej andej. Edhe unë doja të bëja të njëjtën gjë, por nuk arrita të emigroja më larg se sa në Libi. Më në fund u ktheva mbrapsht. Ëndrra ime nuk u realizua.

Charles ka ndërtuar një stallë pulash direkt pranë shtëpisë ku banon.

Një kualifikim dhe 60 kafshë si ndihmë fillestare

U gëzova që gjendesha përsëri pranë familjes sime në shtetin federal Edo: pranë nënës sime, pranë gruas dhe fëmijëve të mi. Por duhet ta filloja përsëri nga zeroja. Rastësisht mësova për Caritasin. Grupi këshillues atje më shpjegoi që ata ofrojnë kurse profesionale veçanërisht për personat e kthyer në atdhe si unë. Përmes „Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar“ (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit, GIZ) mora pjesë në një kurs për rritjen e pulave. Ky kurs zgjati një javë. Aty përfitova edhe një ndihmë fillestare: 60 pula të vogla bashkë me ushqimin për to dhe pajisjet.

Ia dola mbanë t’i rris pulat dhe t’i shes. Me paratë e mbledhura munda të paguaj borxhet dhe të blej përsëri pula. Stallën e pulave e ndërtova në tokën time, direkt pranë shtëpisë. Klientet dhe klientët e mi vijnë kryesisht nga tregtia me pakicë. Përveç tyre kam dhe pak klientë privatë.

 A man carries a chicken in his hand.
Charles i shet pulat edhe për klientë privatë.

Mua më motivon puna ime – jam krenar për firmën që kam. Me punën time mund të ndërtoj të ardhmen për vete dhe për familjen time. Nuk ia vlen të emigrosh dhe është diçka tepër e rrezikshme. Edhe këtu në Nigeri mund t’ia dalësh mbane!

Botuar më: 01/2021

Mua më motivon puna ime – jam krenar për firmën që kam.
Charles

Më shumë Përvojat