Skip to main content
Menyja

Pasiguria u largua

Naa punon në fondacionin e „Arkës së Kursimeve“ në Accra.

Pasiguria u largua

Unë quhem Naa, jam 29 vjeç dhe vij nga Gana. Më parë kam punuar si menaxhere për event-e. Në vitin 2015 shkova në Gjermani për të filluar studimet e nivelit master në Development Economics and International Studies. Qysh në fillim e kisha të qartë që pas përfundimit të studimeve do të kthehesha. Unë doja të ndihmoja në zhvillimin e vendit tim. Njëkohësisht isha e pasigurtë se si do të mundja ta ndërtoja të ardhmen atje.
 
Përgjigjet për pyetjet që kisha i mora gjatë një aktiviteti informativ në universitet në Gjermani. Përfaqësuese dhe përfaqësues të “Qendrës për internacionale Migracion dhe Zhvillim” (Centrum für internationale Migration und Entwicklung, shkurt CIM) prezantuan atje “Qendrën Gjermano-Ganeze për punësim, Migracion dhe riintegracion” (Deutsch-Ghanaisches Zentrum für Jobs, Migration und Reintegration, shkurt GGC) në Accra. Qysh në fillim e kuptova që kjo qendër është pikë nismëtare për mua.

Pas përfundimit të studimeve në fillim të vitit 2019 u ktheva në Ganë. Direkt pas kthimit shkova në Accra tek GGC. Punonjëset dhe punonjësit më këshilluan për mundësitë që kisha dhe më ofruan një trajnim si të kandidoj për një vend pune. Në kurs unë mësova si të shkruaj një CV dhe si të zhvilloj intervistat për një vend pune.

Këto dije shumë shpejt munda t’i përdor në një panair punësimi. GGC-ja ma kishte bërë të ditur datën e këtij panairi. Në panair pata mundësi të njoh disa ndërmarrje dhe arrita të prezantohem, duke pasur sukses. “Fondacioni i Arkës së Kursimeve për Bashkëpunim Internacional” (Sparkassenstiftung für internationale Kooperation) më ofroi një vend pune. Në zyrën e tyre të projekteve në Accra unë punoj si menaxhere për marketing dhe komunikacion.

Botuar më: 01/2020

Panairi për punësim dhe këshillim nga GGC-ja ishin për mua një rrugë e shkëlqyer për të shtyrë përpara karrierën time. Unë do t’i rekomandoja më tej këto oferta.
Naa, Gana

Më shumë Përvojat