DIMAK-u në Prishtinë ofron përkrahje psikosociale për personat e kthyer si dhe për popullsinë në vend. Për këtë temë keni më shumë informacione këtu.
Çfarë lloj përkrahjeje psikosociale ofron DIMAK-u dhe për kë?
Ekspertet dhe ekspertët e DIMAK-ut i këshillojnë personat e kthyer dhe popullsinë lokale lidhur me ndryshimet në jetën e tyre ose me një ristartim në Kosovë. Këshilltaret dhe këshilltarët e dinë se sa e vështirë është për disa nga personat e kthyer që të ambientohen përsëri në atdheun e tyre. Shumë prej tyre kanë probleme familjare ose shqetësime financiare. Edhe fëmijët shpesh e kanë të vështirë të mësohen nëpër shkolla dhe kopshte. Grupi i punës së DIMAKU-t i përkrah njerëzit me oferta ndërmjetësuese, këshillim psikosocial dhe oferta lidhur me përkrahjen profesionale. Personat e kthyer mund ta përfitojnë këshillimin psikosocial si bisedë individuale ose për të gjithë familjen. Temat e bisedave zhvillohen natyrisht në mirëbesim.