Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë (DIMAK), Tirana
Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë (DIMAK), Tirana
Kontakti
DIMAK Albania - Zyra Tiranë
Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH
German Development Cooperation Office
Rr. Asim Zeneli, Nd. 6/10, Tirana, Albania
Olinga Rafat
Olinga Rafat
Drejtuese e ekipit ZME - riintegrimi, migrimi i rregullt dhe rajonal për motive punësimi
Mirësevini në DIMAK Albania, qendra gjermane për punë, formim profesional dhe riintegrim!
Detyra ime është të krijoj kushte për të kthyerit dhe popullsinë vendase në mënyrë që ata të kenë mundësi më të mira për integrim social dhe ekonomik.
Ne ofrojmë këshillime individuale, kurse të ndryshme formimi dhe mbështetje psiko-sociale. Për më tepër, ekipi im i shkëlqyer i profesionistëve ofron informacion dhe këshillime për mundësitë për punësim sezonal dhe afatgjatë në Gjermani, për trajnime akademike dhe praktika të lidhura me studimet, si dhe për arsim dhe formim profesional.
Ne presim me kënaqësi mesazhin dhe vizitën tuaj!
Anairda Laknori
Anairda Laknori
Këshilltare
Unë jam këshilltare për riintegrimin dhe është kënaqësi për mua t’ju takoja në zyrën tonë të DIMAK në Tiranë. Puna ime është e fokusuar tek dhënia e këshillimeve individuale dhe informacioneve rreth mundësive të ri integrimit në Shqipëri. Gjithashtu unë jam edhe person kontakti për çështjet gjinore. Jeni të mirëpritur të vizitoni zyrën tonë për këshillim dhe informacione.
Earli Shima
Earli Shima
Këshilltar për punësimin
Si këshilltar për punësimin unë ju ndihmoj që të riintegroheni ekonomikisht në Shqipëri. Unë krijoj një ide të përgjithshme lidhur me ofertat për punësim dhe mund të propozoj masat përkatëse – varësisht nga nevojat tuaja dhe oferta në vend.
Nëse ju nuk keni përvojë apo profesion, ne mund të informohemi së bashku për oferta të mundshme lidhur me aftësimin profesional. Vizitoni zyrat e DIMAK-ut në Shqipëri ose na telefononi në numrin e telefonit për riintegrimin, dhe unë do të jem këshilltari juaj.
Anila
Anila
Këshilltare për riintegrimin
Ju jeni duke u përpjekur që të filloni rishtas në Shqipëri, por keni vështirësi gjatë riintegrimit? Keni nevojë për këshillim dhe përkrahje? Unë ju ofroj me kënaqësi ndihmë psikologjike, këshillim lidhur me mundësitë për punësim, aftësim profesional dhe përkrahje në karrierë, pavarësisht nëse jetoni në Gjermani dhe jeni duke planifikuar kthimin apo jeni kthyer ndërkohë në Shqipëri.
Na vizitoni në zyrën e DIMAK-ut në Shqipëri ose na telefononi në numrin tonë të telefonit dhe unë ju këshilloj për mundësitë që keni në Shqipëri.