Skip to main content
Menyja

Me zeje tradicionale drejt të ardhmes

Ky link hap një video në YouTube. Ju lutem keni parasysh rregullat e privatësisë në fuqi.

Konfirmo

Me zeje tradicionale drejt të ardhmes

Emri im është Flutura. Jam 33 vjeçare dhe vij nga Shqipëria. Pasi mbarova studimet në Fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë nuk gjeta një vend pune të përshtatshëm. Atëherë sapo isha martuar. Burri im dhe unë mendonim që Suedia do të ishte vendi ideal për një të ardhme të përbashkët. Kështu që bëmë gati dy çanta dhe u nisëm për atje.

Në Suedi punova për një farë kohe në një restorant indian. Më pëlqente atje – dekoracioni në pjesën më të madhe ishte me punë dore duke filluar qysh nga
mbulesat e tavolinave e deri tek perdet. Pronarët e restorantit e kishin sjellë me vete nga vendi i tyre në Suedi artin tradicional të punës së dorës. Edhe unë doja ta bëja këtë gjë: t’i tregoja botës se çfarë kishte Shqipëria për të treguar. Zbulova dashurinë për qëndisjen.

Flutura gjatë një bisede këshilluese të ndërmjetësuar nga GIZ-i.

Për fat të keq nuk arritëm të merrnim një leje qëndrimi në Suedi, kështu që u kthyem mbrapsht në Shqipëri. Na u desh të fillonim nga zeroja. Por gjithçka eci për mbarë: linda një fëmijë. Doja që për vajzën time të qëndisja gjithçka. Pasioni im u rrit akoma më shumë.

E përgatitur mirë për hapjen e një biznesi

Gjatë kësaj kohe mësova për ofertat kualifikuese të „Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar“ (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit, GIZ GmbH). GIZ-imë përkrahu që hobin tim ta ktheja në profesion. Mësova gjithçka që ishte e rëndësishme për krijimin e një firme, tregtimin e produkteve vetjake dhe planifikimin financiar. Gjithashtu me pak përkrahje munda të siguroj dhe materialin e nevojshëm: fije, gjergjef dhe material të papërpunuar. Unë ofroj produkte individuale të përshtatura sipas dëshirave të klientëve.

Flutura prezanton e lumtur qëndisjet e saj.

Pandemia ishte një goditje e fortë, edhe pse gjatë kësaj kohe munda të qëndisja shumë maska. Për fat vazhdova të përfitoja ndihmë përmes GIZ-it – edhe mendërisht. Kështu vazhdova të kem besim të patundur në idenë time të biznesit. Jam akoma në fillim të rrugës sime dhe kam akoma shumë për të bërë.

Gjendja: 07/2021

Jam akoma në fillim të rrugës sime dhe kam akoma shumë për të bërë.
Flutura

Më shumë Përvojat