Unë quhem Igrita dhe jam nga Shqipëria. Në janar të vitit 2016 emigrova bashkë me burrin dhe me 3 vajzat e mia në Gjermani. Çfarë kërkonim atje? Një jetë më të mirë! Në të vërtetë na eci mirë: burri gjeti punë si saldator, unë në pastrim dhe fëmijët filluan shkollën. Në shkollë ata mësuan shumë shpejt gjermanisht. Megjithatë na mungonin të afërmit dhe miqtë, na mungonte kultura jonë në Shqipëri. Prandaj në janar të vitit 2017 u kthyem.
Por në atdhe patëm një fillim të vështirë. Viti shkollor i përfunduar në Gjermani nuk u njoh në Shqipëri dhe fëmijët patën vështirësi të integroheshin përsëri në sistemin shkollor shqiptar. Përveç kësaj unë dhe burri nuk mundëm të punësoheshim. Kishte shumë pak oferta për punë dhe nga ajo pak punë që bënim nuk mund të jetonim.