Një shans i mirë
Megjithëse turizmi ofron një perspektivë të mirë, shumë shqiptare dhe shqiptarë përsëri kërkojnë punë jashtë vendit – më të shumtën pa sukses. “Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë“ (Das Deutsche Informationszentrum für Migration, Ausbildung und Karriere, DIMAK) në Shqipëri ofron çdo vit kualifikime të ndryshme për mundësi më të mira punësimi. Në vitin 2022, 160 persona morën pjesë në trajnimin dhe praktikën e punës “Puna në hotel“. Gjatë kualifikimit tetë javor pjesëmarrësit u njohën me sektorët dhe fushat e zbatimit të funksionimit të hotelit. Në vitin 2023 në këtë ofertë do të marrin pjesë 80 persona të tjerë.
“Me qëllim që në kurs të kenë mundësi për të marrë pjesë shumë pjesëmarrës, DIMAK-u përzgjodhi katër hotele në katër qytete shqiptare, në Shkodër, Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Pjesëmarrësit punuan në fushën e recepcionit, barit, restorantit, shërbimit të klientëve dhe kuzhinës”, shpjegon Zana Dobruna. Ajo është këshilltare për përkrahjen e punësimit pranë DIMAK-ut në Shqipëri. “Shumë prej pjesëmarrësve janë kthyer nga jashtë dhe dëshirojnë një fillim të ri në Shqipëri“, thotë Dobruna. Kështu p.sh. Artani, një burrë 53 vjeçar, i cili mori pjesë me sukses në kurs në verën e vitit 2022. Në përfundim ai gjeti një vend pune në kuzhinën e një hoteli. “Trajnimi qe gjëja më e mire që mund të më ndodhte mua për moshën që kam”, tregon Artani.