Dy herë e mora rrugën nga Gana për në Europë, të dyja herët u ktheva mbrapsht pa pasur sukses. Falë „Qendrës Gjermano-Ganeze për Punësim, Migracion dhe Riintegrim“ (Ghanaisch-Deutsches Zentrums für Jobs, Migration und Reintegration, GGC) unë sot e shikoj përsëri me optimizëm të ardhmen.
Une e kam emrin Afia*. Jam 48 vjeçe dhe vij nga Apesokubi, një vend i vogël pranë krahinës Oti në Ganë. Me profesion jam rrobaqepëse, por nuk fitoja mjaftueshëm me këtë zanat. Fillimisht e provova fatin në Gjermani, më vonë edhe një herë në Holandë, por pa sukses.
Në vitin 2017 u ktheva përfundimisht në Ganë – edhe pse do më duhej të përballesha personalisht me disa goditje të fatit. Kisha shumë pak para. Me ato para që kisha mora me qira një dhomë në qendër dhe fillova të bëj tregti me pakicë. Por ky aktivitet nuk eci mirë dhe pas pak kohësh nuk funksionoi më.