Skip to main content
Menyja

Nga futbollist në bukëpjekës

Ky link hap një video në YouTube. Ju lutem keni parasysh rregullat e privatësisë në fuqi.

Konfirmo

Nga futbollist në bukëpjekës

Unë jam Faida, 23 vjeç dhe vij nga Accra. Ëndrra ime ishte të bëhesha një futbollist i suksesshëm në Europë. Doja të bëhesha një futbollist profesionist. Por ky plan dështoi. Tani unë kam një firmë private në Ganë, për të cilën pata nevojë për pak përkrahje.

Unë kam qenë një futbollist i talentuar. Në vitin 2013 fluturova në Norvegji për një turne si lojtar i klubit „Dallas Texas“ këtu në Accra. Qëndrova në Europë dhe shkova në Danimarkë për t’u bërë futbollist profesionist. Por atje u arrestova, sepse më kishte skaduar viza. Bëra kërkesën për azil, por pa sukses.

Nuk doja të hiqja dorë nga ëndrra ime për t’u bërë futbollist profesionist në Europë. Kështu që shkova në Gjermani dhe bëra edhe atje një kërkesë për azil. Kërkova më tej një klub të madh futbolli që të më merrte me kontratë. Për fat të keq kjo gjë nuk funksionoi. Së fundi gjeta punë në një restorant. Përveç kësaj mësova edhe gjermanisht. Kisha vënë re që pa njohuri të gjuhës pothuajse nuk mund të krijoja kontakte me njerëzit që kisha përreth. Kërkesa ime për azil u refuzua përsëri. Edhe futboll nuk mund të luaja më për shkak të një lëndimi në gju.

Faida në furrtoren e tij. Atje ai ofron edhe lëngje frutash të shtrydhura aty për aty.

U ktheva në Gana, por atje nuk kisha asnjë lloj prone dhe perspektive. „Qendra Gjermano-Ganeze për Punë, Migracion dhe Riintegracion“ (Ghanaisch-Deutsches Zentrum für Arbeit, Migration und Reintegration) më përkrahu në fillimin e ri. Grupi këshillues mori me qira një banesë për mua dhe më ndërmjetësoi në një trajnim për personat që dëshironin të hapnin një biznes. Në këtë trajnim mësova shumë. Me njohuritë e reja munda të hap një furrë pjekjeje. Përveç kësaj ofroj edhe lëngje të freskëta frutash të shtrydhura direkt. Jam i lumtur, sepse mund ta fitoj vetë bukën e gojës dhe të kujdesem për veten time. E pata të lehtë të ndërtoj firmën time, sepse pata kaq shumë përkrahje. Në të ardhmen dëshiroj të bëhem bukëpjekësi më i mirë në vend.

Stand: 06/2020

Me furrën time të bukës në Ganë tani kam një jetë më të mirë se atëherë në Gjermani.
Faida, Gana

Më shumë Përvojat