Skip to main content
Menyja

I kthyer pranë familjes

Ky link hap një video në YouTube. Ju lutem keni parasysh rregullat e privatësisë në fuqi.

Konfirmo

I kthyer pranë familjes

Unë quhem Zanko dhe kam lindur në vitin 1986 në Erbil. Në vitin 2016 shkova në Gjermani, sepse doja të kisha sukses nga ana profesionale. Por gjatë kohës që kalova atje m’u bë e qartë se çfarë është konkretisht e rëndësishme në jetë. U ktheva në Irak dhe kam tani pikën time të servisit për makina.

Unë e pata të qartë: „Nëse shkon në Europë, duhet ta ndërtosh jetën krejt tjetër.“ Në Irak pata punuar në profesione të ndryshme, së fundi edhe në një punishte për makina. Por unë doja të arrija më shumë. Në vitin 2017 mora një vizë një mujore si turist për në Gjermani. Pasi më skadoi viza, vendosa të qëndroj. Doja t’i bëja realitet ëndrrat që kisha. Autoritetet më miratuan një qëndrim të përkohshëm në një strehimore për refugjatë.

 A man stands in front of a red car and looks into the camera.
Zanko në punishten dhe lavanderinë e tij në Erbil.

Disa muaj më vonë ndodhi diçka e tmerrshme. Dy shokë të mi në Gjermani morën lajm që u kishin vdekur nënat, atje larg në atdhe. Në atë moment u ndërgjegjësova se sa e rëndësishme është familja për mua. Nuk doja të jetoja më gjatë kaq larg prej saj.

Kështu shkova tek autoritetet për të huaj dhe pyeta për mundësitë për kthim. U ulëm bashkë me këshilltarët atje dhe ata më shpjeguan hapat e nevojshëm. Ata organizuan gjithçka brenda dy javësh.

Kur u ktheva në Erbil më kontaktoi „Qendra Gjermane për Punësim, Migracion dhe Riintegrim në Krahinën Kurde të Irakut” (Deutsches Zentrum für Jobs, Migration und Reintegration in der Kurdischen Region des Irak, GMAC). Më dhanë një termin dhe të gjitha informacionet e rëndësishme lidhur me mundësitë e mia. GMAC më ndërmjetësoi për një kualifikim dhe më ndihmoi të organizoj materialet që më nevojiteshin për punën time. Kësisoj munda të hap firmën time.  

Për shkak të pandemisë së koronës m’u desh ta mbyllja për disa javë pikën time të servisit për makina, por e hapa pastaj përsëri pasi mbaroi muaji i ramazanit. Duke qenë se kam klientë të përhershëm, unë jam optimist. Kam edhe kontrata fikse me autosallone. Ne i pastrojmë makinat në mjediset e tyre të shitjes. Edhe ato po hapen tani njëra pas tjetrës.

Tani unë jetoj në mënyrë të thjeshtë, por jam i kënaqur. Për mua është më mirë të jetoj në atdheun tim pranë familjes sime.

06/2020

Tani unë jetoj në mënyrë të thjeshtë, por jam i kënaqur.
Zanko, Iraku

Më shumë Përvojat