Skip to main content
Menyja

Shtysa të reja për të punuar si fermere

Ky link hap një video në YouTube. Ju lutem keni parasysh rregullat e privatësisë në fuqi.

Konfirmo

Shtysa të reja për të punuar si fermere

Unë quhem Valbona. Merrem me blegtori. Jam e martuar dhe nënë me dy fëmijë. Bashkë me familjen time jetoj në Komoran, një fshat në Kosovë. Përpara se të largohesha për në Gjermani, ne merreshim këtu në fshat me blegtori. Mbanim gjashtë deri në shtatë viça për t’i therur, duke nxjerrë kështu 700 kg mish në vit. Por kishim probleme me biznesin tonë. Na mungonin makineritë për të punuar tokën që të prodhonim mjaftueshëm ushqim për viçat. E pamë që nuk ia dilnim dot. Kështu që vendosëm të shkojmë në Gjermani me shpresën për një jetesë më të mirë.

Burri im kishte jetuar ndërkohë 15 vjet në Gjermani. Kur arritëm atje ne mendonim se im shoq mund të vazhdonte aty ku e kishte lënë përgjysmë para se të largohej. Por nuk ndodhi kështu. Na ndanë dhe na vendosën nëpër strehimore të ndryshme për azilantë. Kjo ishte një përvojë aspak e bukur. Më në fund unë u ktheva, kurse im shoq qëndroi edhe dy vite të tjerë. Po ta kisha ditur që do të ndodhte kështu nuk do të isha larguar kurrë nga Kosova.

Valbona gjatë punës në stallën e lopëve.

Makineri të cilat na nevojiten urgjentisht

Në Kosovë na u desh të fillonim nga e para. Nuk përfitova asnjë ndihmë shtetërore, edhe për faktin se nuk e dija që ekzistonte mundësia për të marrë ndihma të tilla. Me forcat e mia fillova të merrem prapë me blegtori: mbaja katër viça për të therur dhe dy lopë qumështi. Ndërtuam gjithashtu edhe një shtëpi të re. Por pa makineri gjendja vazhdonte të mbetej e vështirë.

Ishte një fat shumë i madh që rashë në kontakt me „Shoqatën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar“ (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit, GIZ GmbH) dhe me „Iniciativën për zhvillim Bujqësor në Kosovë, IADK“. Me ndihmën e tyre m’u krijua mundësia të blej një traktor, një makinë korrëse, një makinë për mjeljen e qumështit dhe makineri të tjera për të punuar tokën. Të gjitha këto natyrisht që e lehtësojnë punën shumë.

 A woman drives a tractor.
Fermerja punon me gëzim në arë.

Përveç kësaj nëpër kualifikimet që bëra mësova si të marr maksimumin nga toka ime dhe të prodhoj në mënyrë të mjaftueshme ushqim për kafshët.
Puna ime është e mundimshme, por ajo më jep shumë kënaqësi. Gjithë ditën jam jashtë me fëmijët e mi përreth meje. Mund t’u jap atyre ushqime të mira e të natyrshme dhe t’i dërgoj në shkollë.

Gjendja: 07/2021

Puna ime është e mundimshme, por ajo më jep shumë kënaqësi.
Valbona

Më shumë Përvojat