Skip to main content
Menyja

Mjaltë për Tunizinë

Khaled gjatë bisedës këshilluese pranë CTA-së.

Mjaltë për Tunizinë

Përshëndetje, unë jam Khaled. Vij nga Tunizia dhe jam 34 vjeç. Familja ime zotëron një pikë tregtimi me fruta dhe perime, ku unë kam punuar për një kohë të gjatë. Por ëndrra ime e madhe ka qenë që të jetoja në Europë. Në vitin 2008, kur isha 24 vjeç, mora rrugën për në Europë. Fillimisht qëndrova një vit në Itali. Pastaj përmes Francës dhe Belgjikës shkova në Gjermani.

Kalova një kohë shumë të mirë. U dashurova me një grua gjermane dhe pas 5 vitesh u martuam. Por megjithëse mësova edhe gjermanisht, qe jashtëzakonisht e vështirë të gjeja punë. Në vitin 2017 dështoi edhe martesa. Për shkak të shkurorëzimit humba lejen e qëndrimit në Gjermani.

Pas gati 10 vitesh isha përsëri aty prej nga vija. Shumë gjëra ishin si gjithmonë. Por kishte edhe diçka të re: „Qendra Gjermano-Tuniziane për Punësim, Migracion dhe Riintegracion“ (Deutsch-Tunesisches Zentrum für Jobs, Migration und Reintegration, shkurt CTA). Punonjëset dhe punonjësit e qendrës këshillojnë njerëz si unë, të cilët dëshirojnë të kenë një fillim të ri në Tunizi. Për mua ata patën një ide jo të zakonshme: unë mund të bëhesha bletërritës!

Dhe pikërisht këtë gjë bëj unë tani, një kualifikim si bletërritës. Natyrisht jam përsëri pranë familjes sime dhe ndihmoj në firmë. Unë ua dërgoj klientëve mallrat me kamionin tim. Në të ardhmen dëshiroj ta bëj këtë gjë edhe me produktet e mia. Qëllimi im është që si rritës bletësh me aktivitet privat të furnizoj supermarketet dhe tregtarët e perimeve në krahinën time me mjaltin që prodhoj vetë.

Botuar më: 01/2019

Unë dëshiroj të krijoj një aktivitet privat si bletërritës dhe të furnizoj shitoret me mjaltin që prodhoj vetë në krahinën time.
Khaled, Tunizi

Më shumë Përvojat