Skip to main content
Menyja

Ide të reja për një zeje tradicionale

Ky link hap një video në YouTube. Ju lutem keni parasysh rregullat e privatësisë në fuqi.

Konfirmo

Ide të reja për një zeje tradicionale

Unë quhem Mariem. Jam 29 vjeçare, e martuar dhe kam një vajzë. Unë dëshiroj të jem një shembull për vajzën time, ashtu siç është nëna ime për mua. Qysh kur isha e vogël nëna më mësoi të end. Me këto njohuri më vonë unë krijova firmën time. Për këtë gjë mora përkrahje dhe përmes projektit „Agripreneur 2.0“.

Unë vij nga El Kef, një qytet në verilindje të Tunizisë. Qysh në fillim endja luajti një rol të madh në jetën time. Përmes endjes nëna ime ushqente familjen. Babai im vdiq kur unë isha vetëm 9 vjeç. Si vajza e madhe unë e ndihmoja nënën në punët e saj. Sot ajo më ndihmon në firmën time. Ne gratë jemi gjithmonë për njëra-tjetrën.

Mariem në një avlëmend

Lesh natyral nga rajoni

Pasi mbarova shkollën studiova për frëngjisht. Me diplomën që mora megjithatë nuk gjeta një punë të përshtatshme. Kështu që vazhdova të ndihmoj nënën time duke u shkathtësuar më tej në endje. Nga kjo punë më lindi një ide: Endëset që ishin rreth e përqark e merrnin leshin që punonin shumë larg. Për të shkuar atje ato udhëtonin me orë të tëra dhe harxhonin shumë para. Unë doja të ofroja një zgjidhje për këtë problem. Në këtë mënyrë vendosa të përpunoja leshin si lëndë të parë të papërpunuar dhe ta shisja – duke e ofruar në cilësinë bio dhe me lëndë të natyrshme ngjyruese. Motoja ime është: cilësia para çmimit.  

Në realizimin e idesë sime më përkrahu projekti „Agripreneur 2.0“. Ky projekt ua bën më të besueshme idetë e biznesit të rinjve nga zonat rurale të Tunizisë. Për këtë projekt kisha lexuar në facebook. Kur projekti u prezantua me një stendë informative në El Kef, unë u informova konkretisht për të. Si përfundim aplikova për përkrahje.

Mariem (l.) dhe nëna e saj

Këshillim dhe kualifikime

Ishte pikërisht lloji i përkrahjes që më nevojitej. Si pjesëmarrëse pata ndihmën e një këshilltari. Ai më këshilloi si ta zhvilloj më tej idenë time të biznesit. Mora pjesë në disa kualifikime, për shembull lidhur me analizimin e tregut dhe marketingun. Përveç kësaj mësova të përpiloj një plan biznesi dhe të llogaris buxhetin tim. Marka ime „Margoum décoration intérieure“ shet përveç leshit edhe produkte të endura si për shembull qilima. Unë kam punësuar 4 gra dhe dëshiroj ta zgjeroj firmën time. Në këtë mënyrë unë krijoj vende pune dhe prodhoj mallra me cilësi të lartë në krahinën time. Dhe zhvilloj më tej zejen tonë tradicionale.

Projekti „Agripreneur 2.0“ ofronte pikërisht llojin e përkrahjes që më nevojitej.
Mariem

Më shumë Përvojat