Unë quhem Nadeem. Jam 57 vjeç dhe vij nga Jhelam, një qytet i vogël në provincën pakistaneze Punjab. Në vitin 2015 u largova nga familja ime dhe shkova në Gjermani për të gjetur punë dhe mundësi më të mira. Nuk ia dola dot kurrë të mësohem atje. Punova 5 vite me radhë punë të ndryshme që paguheshin pak, u ktheva përsëri në Pakistan dhe tani kam në Jhelam një shitore për rroba të ndryshme. Për ta hapur këtë shitore më ndihmoi “Qendra Këshilluese Gjermano-Pakistaneze për Ndërmjetësim, Punësimi dhe Riintegrim“ (Pakistanisch-Deutsches Beratungszentrums für Jobvermittlung und Reintegration PGFRC).
Vetëm përmes një përgatitjeje intensive qe e mundur që unë sot të ushtroj një biznes privat në shitoren time. Kjo përgatitje filloi qysh në Gjermani. Një shok në Frankfurt mbi Main më informoi lidhur me qendrën këshilluese për personat që duan të kthehen. Këshilltarja ime në këtë qendër më vuri në kontakt me një këshilltar për riintegrimin, i cili bëri me mua një analizë të nevojave që kisha. Mbi këtë bazë këshilltarja më shpjegoi se çfarë mundësish kisha në Afganistan. E dija, që së shpejti do të isha përsëri në atdhe pranë familjes sime.