Unë quhem Zagorka. Jam 28 vjeçe dhe jetoj në Knjaževac, në Serbi. Jam e divorcuar dhe kam 2 fëmijë. U përpoqa për një kohë të gjatë ta ndërtoj jetën time në Gjermani. Por atje nuk u ndjeva asnjëherë sikur të ishte vendi im. Pas refuzimit të kërkesës për azil u kthyem në Serbi. Me ndihmën e një kursi për estetiste arrita të zë punë në këtë profesion.
Shanset e mia profesionale nuk ishin të mira para se të shkoja në Gjermani bashkë me motrën dhe nënën time: Nuk kisha përfunduar as shkollën dhe as kisha mësuar ndonjë profesion. Në atë kohë familja ime thjesht nuk kishte para. Ne mezi ia dilnim duke bërë punë sezonale si punëtorë vjelës në bujqësi. Kishim krijuar bindjen, që në Gjermani do të gjenim një jetë më të mirë. Por atje unë ndjehesha e huaj dhe e pasigurtë. Më së fundi u ndjeva e lehtësuar që u kthyem përsëri në Serbi. Në të njëjtën kohë kisha frikë se atje nuk do të gjeja punë.