Skip to main content
Menyja

Kthimi bashkë me famijen. Ata i shohin shanset tek shkollimi dhe arsimimi profesional

Bashkimi bën fuqinë: Mile Paul dhe vajzat e tij:

Kthimi bashkë me famijen. Ata i shohin shanset tek shkollimi dhe arsimimi profesional

„Sot e kam të qartë. Nuk do ta merrja edhe një herë rrugën për në Gjermani“, thotë Mile Paul. Babai që i rrit vetëm 4 vajzat e tij ndërkohë është kthyer bashkë me to në Serbi. Me përkrahjen e “Qendrës Gjermane të Informacionit për Migracion, Aftësim Profesional dhe Karrierë (Deutsches Informationszentrums für Migration, Ausbildung und Karriere, DIMAK) ai dëshiron të kujdeset që fëmijët e tij të kenë një të ardhme të mirë në Serbi. Këshilltarja Tamara Vučenović e shoqëron familjen në fjalë gjatë organizimit të shkollës dhe arsimimit profesional.

Radmila (l.) ka përfunduar një kurs si vizazhiste, Elizabeta punon si topmodele.

Radmila (17), Elizabeta (15) dhe Senada (12) jetojnë bashkë me babain dhe gjyshin në një vend të vogël në veri të Beogradit. Më e madhja nga vajzat qëndroi në Gjermani. Pas mbarimit të shkollës në Serbi Radmila ka bërë një kurs si vizazhiste: „Unë shpresova që do të gjeja punë menjëherë. Por këtu në provincë ku jetojmë ne nuk ka shumë mundësi për punë. Gjendja është vështirësuar më shumë për shkak të pandemisë së koronës“, thotë ajo. Por Radmila nuk dorëzohet. Ashtu si i ati, edhe ajo e shfrytëzon kohën për t’u kualifikuar më tej. Bashkë me Tamara Vučenović ajo mëson si të shkruajë aplikime për punë. „Tani unë di të dalloj se si duhet të jetë një CV e mirë. Dikur me siguri do të gjej një punë!“

Vajza e vogël Senada shkon akoma në shkollë.

Të njohësh me kohë interesat profesionale

„Puna e DIMAK-ut është gjithëpërfshirëse dhe ka në fokus gjithë familjen”, thotë Tamara Vučenović. „Ne e përkrahim babanë në fjalë që të mëkëmbet përsëri profesionalisht. Njëkohësisht kujdesemi edhe për vajzat.“ Elizabeta 15 vjeçare interesohet për gastronominë. DIMAK-u dhe partnerët lokalë i mundësojnë asaj pjesëmarrjen në një kurs gatimi. Në këtë mënyrë Elizabeta mund të shikojë nëse kjo rrugë është ajo që duhet për të. Më e vogla e vajzave, Senada, shkon në shkollën që ndodhet më afër. „Të gjitha vajzat janë shumë të zgjuara. Ato duan të mësojnë dhe të punojnë“ thotë Vučenović. Motivacioni dhe gadishmëria për të provuar diçka të re – këto dy gjëra janë të rëndësishme për një fillim të ri e të suksesshëm në Serbi. Këshilltarja është e bindur që familja Paul do ta gjejë rrugën e vet.

Botuar më: 12/2020

Puna e DIMAK-ut është gjithëpërfshirëse dhe ka në fokus gjithë familjen.
Tamara Vučenović

Më shumë Përvojat