Unë quhem Vahide dhe jetoj në Kosovë. Jam 39 vjeçare dhe bashkë me burrin tim kemi 4 fëmijë. Punoj si parukiere prej më shumë se 15 vjet, por e kishim të vështirë t’ia dilnim mbanë me atë çka fitoja në këtë profesion. Në vitin 2015 emigruam në Gjermani. Shpresonim për një jetë më të mirë.
Por në Gjermani nuk mund të punonim. Pas tre vjetësh na u refuzua kërkesa për azil, kështu që na u desh të kthehemi në Kosovë. Për fat gjatë kësaj kohe mësuam për “Qendrën Gjermane të Informacionit për Emigracion, Aftësim Profesional dhe Karrierë” (Deutsches Informationszentrum für Migration, Ausbildung und Karriere, DIMAK) në Prishtinë. Grupi këshillues i kësaj qendre përkrah personat që janë kthyer sikurse ne, që të përshtaten përsëri në Kosovë. Fare pak pasi ishim kthyer, gjatë kohës që ishim duke kërkuar mundësi për punë, iu drejtuam kësaj qendre. Grupi këshillues na shpjegoi se çfarë mundësish kishim.