Skip to main content
Menyja

Aftësitë e mia i vë në punë në vendin tim

Ky link hap një video në YouTube. Ju lutem keni parasysh rregullat e privatësisë në fuqi.

Konfirmo

Aftësitë e mia i vë në punë në vendin tim

Si zdrukthëtar arrij të pajis lokale të tëra. Vetëm tërthorazi gjeta mundësi që më bënë të jem i suksesshëm në profesionin që e kam pasur gjithmonë ëndërr.

Unë quhem Amir dhe vij nga Kosova. Jetoj bashkë me gruan dhe djalin tim 5 vjeçar në Gjilan. Puna si zdrukthëtar ka qenë gjithmonë ëndrra ime. Më parë nuk e kisha menduar kurrë që do të bëja kaq përpara me këtë profesion në atdheun tim. Por me pak ndihmë arrita ta realizoja ëndrrën time.

Shumë forcë: në të ardhmen Amiri dëshiron ta zgjerojë firmën e tij.

Megjithëse kisha njohuri në përpunimin e drurit, më të shumtën e kohës isha i papunë ose i punësuar vetëm për periudha të shkurtra kohe. E kisha të vështirë t’i kërkoja para familjes sime. Në vitin 2013 vendosa ta provoja fatin në Gjermani. Atje grumbullova shumë përvojë pune, por fare shpejt m’u bë e qartë që nuk mund ta përballoja konkurrencën e fuqishme. Më mungonin edhe njohuritë gjuhësore. Pas pak muajsh u ktheva mbrapsht. Pak pasi u ktheva gruas sime dhe mua na lindi një djalë. Pa të ardhura të rregullta nuk mund të kujdesesha për familjen time. Kjo gjë më rëndonte shumë. Nuk kisha para për të blerë vegla pune dhe material ndërtimi. Fillimisht mendova të emigroja së bashku me familjen time.

Si zdrukthëtar ndërkohë ai pajis lokale të tëra komplet.

Punëdhënës për punëtorë të tjerë

Gjatë kohës që isha duke kërkuar zgjidhje rashë në kontakt me ”Qendrën Gjermane Informative për Migracion, Aftësim Profesional dhe Karrierë” (Deutsches Informationszentrum für Migration, Ausbildung und Karriere, DIMAK) në Prishtinë.
Këshilltari im atje bisedoi me mua për interesat që kisha dhe planet e së ardhmes. I tregova që kisha dëshirë të punoja si i vetëpunësuar. DIMAK-u më ndërmjetësoi tek organizata “Nënë Tereza”. Atje mora pjesë në trajnime që ofronin njohuri lidhur me përpunimin e drurit dhe munda t’i përmirësoj në mënyrë vendimtare aftësitë e mia. Pas trajnimit përfitova dhe një ndihmë për pajisjen e punishtes sime me vegla pune dhe makineri.

Optimizëm i ri: Amiri në punishten e tij.

Pak nga pak e zgjerova aktivitetin tim. Fillimisht prodhoja para së gjithash vegla pune për kuzhinë dhe mobilje druri. Ndërkohë arrij të pajis lokale të tëra. Në punishten time kam punësuar dhe punëtorë të tjerë. Përveç kësaj jam i punësuar edhe si drejtues reparti në një market për materiale ndërtimi. Puna është shumë e rëndësishme për mua dhe unë kam shumë besim tek vetja. Në të ardhmen dëshiroj të realizoj projekte me pjesëmarrje prej 50 punëtoresh dhe punëtorësh.

Botuar më: 12/2020

Puna është shumë e rëndësishme për mua dhe unë kam shumë besim tek vetja.
Amir

Më shumë Përvojat