„Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Aftësim Profesional dhe Karrierë“ (Deutsche Informationszentrum für Migration, Ausbildung und Karriere, DIMAK) ka krijuar shumë besim në gati katër vitet e ekzistencës së saj në Shqipëri. Kjo gjë çmohet më së miri gjatë kohës së krizës, thonë këshilltaret Halisa Duka dhe Dorisa Lala.
Zonja Duka, zonja Lala, si funksionon DIMAK-u në Shqipëri normalisht?
Dorisa Lala (DL): DIMAK-u përkrah në kuadrin e programit „Perspektiva Atdheu“ (Perspektive Heimat) personat që janë kthyer – kryesisht nga Gjermania – lidhur me riintegrimin e tyre profesional dhe shoqëror. Por ofertat tona për këshillim mund të shfrytëzohen edhe nga popullsia lokale në vend. Normalisht ne këshillojmë për mundësitë individuale gjatë bisedave personale për të krijuar në këtë mënyrë besim tek personat që këshillojmë.
Në ç’drejtim ka ndryshuar puna juaj gjatë pandemisë së Covid-19?
Halisa Duka (HD): Përkohësisht DIMAK-u është i mbyllur. Për këtë arsye ne mbështetemi në këshillimet dhe shërbimet që mund të ofrojmë jashtë Qendrës. Në këtë fazë ne ofrojmë aktivitete online dhe kualifikime dixhitale. Bisedat këshilluese momentalisht i ofrojmë në telefon, me skype ose me email. Ne vazhdojmë të jemi në kontakt të rregullt me njerëzit që këshillojmë dhe duam të jemi të sigurtë që ata janë mirë edhe në këtë kohë të vështirë. I rëndësishëm është dhe këshillimi psikosocial. Shumë njerëz kanë humbur punën dhe kanë nevojë për orientim. Përveç kësaj në punën tonë ne fokusojmë dhe temat me karakter gjinor (gender). DIMAK-u u ndihmon veçanërisht grave që të kapërcejnë nga ana profesionale, shoqërore dhe psiqike kohën e vështirë të pandemisë.
Botuar më: 06/2020